Marrëveshja me BB – Rama parashikon rritjen e punësimit në sektorin e turizmit mbi 100 mijë të punësuar

440
Sigal

Kryeministri Edi Rama beson tek fitorja e një mandati të dytë në zgjedhjet e ardhshme 2017 dhe parashikon rritjen e punësimit në sektorin e turizmit mbi 100 mijë të punësuar.

Në sallën e Hartave në kryeministri ku u firmos marreveshje me BB për zhvillimin urban dhe turizmin kryeministri Rama shtoi se askush nuk ka dyshim se do ta ushtrojmë me përgjegjësinë më të plotë mandatin e dytë qeverisës

Edi Rama: Sot mund të numërohen rreth 51 mijë të punësuar në sektorin e turizmit në 2015, shifrat për 2016 nuk kanë dalë. Pa diskutim mund të shkojmë në 250 mijë të punësuar në 2025. Objektivi ynë është që të jemi 100 mijë plus gjer në 2012 që jo rastësisht përkon dhe me mbylljen e mandatit të dytë qeverisës për të cilin askush nuk ka dyshim se do ta ushtrojmë me përgjegjësinë më të plotë.