Marrëveshja e Detit, Nikos Kotzias të enjten në Tiranë

578
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias do të vizitojë ditën e enjte Tiranën. Mësohet se Kotzias do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm Ditmri Bushati në kuadër të marrëveshjes së detit me Greqinë. Lajmi për vizitën kryediplomatit grek konfirmohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, raporton ABCNews. Marrëveshja e detit me Greqinë shkaktoi një “furtunë” debatesh mes opozitës dhe mazhorancës. Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme, Presidenti Ilir Meta në 19 mars i dha autorizimin Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati që të lëshojë plotfuqinë për grupin negociator për ndarjen e kufirit detar me Greqinë.
Sigal