Marrëveshja e detit, Berisha denoncon: Një agjent është vënë si kryenegociator me Greqinë

598
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon një skandal, sipas tij, që është vendosja e Artur Meçollarit në krye të grupit të negociatorëve të marrëveshjes së detit me Greqinë. Berisha thotë se Meçollari është spiun dhe agjent i të huajve.
“Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye të grupit të një ish-spiuni të Forcave Ushtarake, i larguar pas dokumentimeve të pa kundërshtueshme të SHISH dhe ushtrisë por edhe të dhënave të tjera. Gjithçka e realizuar me vendim të prokurorisë, ky është agjent, spiun. Bëhet fjalë për Artur Meçollarin”,- tha ai.
Sigal