Marko Dajti: Edhe 10 kandidatë të PS-së, do jenë përfaqësuesit e Frontit të Majtë

439
Pas kryebashkiakut te Sarandës Stefan Çipa, i cili denoncoi manipulimet dhe falsifikimet e sontazheve që PS-ja bëri në Bashkinë e Sarandës, për të përzgjedhë kandidatët e saj, edhe kryebashkiaku i Gramshit Dritan Bici, denoncoi prapaskenat që ish-deputeti Damian Gjiknuri thurri kundër dëshirës dhe vullnetit të socialistëve në Gramsh, për të rikandiduar kryerbashkiakun, por përzgjodhi një person që nuk ka lidhje me socialistët në Gramsh, por që është beniamini i Damian Gjiknurit. Kryebashkiaku i Gramshit, Dritan Bici, do të kandidojë kësaj here, si përfaqësues i Frontit të Majtë.
Të majtët mbeten të Majtë
Kryetari i Frontit të Majtë, Marko Dajti, në një prononcim për gazetën “Telegraf” pohon se socialistët e vërtetë, që u zhgënjyen nga PS-ja, do të kandidojnë kësaj here me Frontin e Majtë, pasi vetëm duke kontribuar të Fronti i Majtë, të majtët mbeten të Majtë. Gjithashtu, kryetari i Frontit të Majtë, Marko Dajti, pohoi se edhe 10 kandidatë të tjerë, që kanë ardhur nga PS-ja, do të kandidojnë me Frontin e Majtë në bashkitë përkatëse, pasi vetëm kjo forcë politike është shprehësja më e drejtpërdrejtë e idealeve, e ideologjisë të së majtëve në Shqipëri. 
PS-ja, njerkë e keqe për socialistët e vërtetë
Sapo u bë publike, që kryebashkiaku i Gramshit do të kandidojë me Frontin e Majtë dhe jo më me PS-së, nuk munguan edhe kritikat e para kundër PS-së, duke e cilësuar si “njerkë” që i la trokë socialistët e vërtetë. Shumë sicialistë, shprehën se PS-ja si “njerkë “ e keqe, e ka siguruar humbjen. 
Tomorr Shasho: Ngjarje e zakonshme. Nukë eshtë as i pari e as i fundit! Populli thotë: “Për inat të sime vjerre vete fle me mullixhiun “.
Fane Stefan Tarifa: Drejt e ke more zotëri! Po sepse nuk është e jashtëzakonshme, por e zakonshme, siç edhe thoni ajo shprehja ..”për inat të sime vjerre…” sikur nuk shkon, se ai është larguar si shumë të tjerë nga njerka, jo nga vjerra , se ajo njerkë e ka lënë atë dhe shumë si ai, trokë..!
Muharrem Meko: Pse s ‘thua, edhe Gramshin e paskemi siguruar …kuptohet, sipas sondazheve
Sigal