Marko Bello: Servilët në garë, për të fituar besnikërinë e Kryeministrit

474
Sigal

Ish-deputeti i PS-së Marko Bello ironizon deputetët  socialistë që akuzuan protestuesit

Ish-deputeti i PS-së, Marko Bello, ironizon të gjithë ata ministra dhe deputetë të PS-së, që shpejtuan të dilnin në “mbrojtje” të vendimit të Kryeministrit Rama, për të thënë “Jo” demontimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Marko Bello, me dozë të shumtë ironie, thotë se e habit fakti i “besnikërisë” ndaj liderit, i atyre (ministrave dhe deputetëve të PS-së), që akuzojnë protestuesit, se me protestat e tyre, gjoja i “hoqën një shans të madh Shqipërisë. Ish-deputeti Marko Bello shkruan: “Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve që, në frymën pozitive që ngjallën protestat e këtyre ditëve, të bashkohen në 22 nëntor për ta pastruar vendin nga plehrat që po e mbysin. Kjo është një shenjë e qartë e reflektimit qytetar të shefit të qeverisë, çka premton se kabineti që ai drejton do të jetë edhe më i vëmendshëm ndaj shqetësimit të popullit në të ardhmen. Por, të habit fakti se disa të tjerë, duke kujtuar se i shprehin besnikërinë liderit të tyre, kanë filluar të stigmatizojnë protestuesit si shkaktarë të gjoja prishjes së miqësisë me SHBA, madje t’i akuzojnë ata se medemek i “kanë hequr një shans të madh vendit” nga ardhja e armëve kimike!!!

ë habit fakti se disa të tjerë, duke kujtuar se i shprehin besnikërinë liderit të tyre, kanë filluar të stigmatizojnë protestuesit si shkaktarë të gjoja prishjes së miqësisë me SHBA-të, madje t’i akuzojnë ata se medemek “i kanë hequr një shans të madh vendit nga ardhja e armëve kimike!”