Marko Bello: Qeveria mbron interesat e vetëm 5 % të shqiptarëve

519
Marko Bello, ish-deputet i Partisë Socialiste, shprehet me kritika të ashpra ndaj sjelljes së mazhorancës dhe Qeverisë, ndërsa thekson se vijojnë cudirat në vendin e cudirave. Bello shprehet se as edhe një qeveri kuislinge nuk do të ishte sjellë në mënyrë kaq të papërgjegjshme me paratë e qytetarëve të saj, duke shtuar se një parti që merr votat e shumicës së shqiptarëve mbron interesat e vetëm 5 % të tyre.
“Vijojnë cudirat në vendin e cudirave:
1. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një parti të marrë votat e shumicës së qytetarëve për të mbrojtur interesat e vetëm 5% të tyre;
2.Qeveria nuk u shqetësua aspak nga dëmet që pësuan dhjetra biznese dhe mijëra qytetarë nga përmbytjet që preken ditë më parë Vlorën dhe Fierin, por ama u preokupua mjaftueshëm për sigurimin e 250 milionë lekëve për blerjen e aparateve dixhitale për familjet në nevojë!!!
3. Rreth 85 milionë USD i jepen një firme fantazëm për sigurimin e shërbimit të dializës, krahas miliona të tjerë që shkojne për miqtë, shokët dhe klientët e një Qeverie që edhe kuislinge të kishte qenë nuk do të ishte sjelle kaq në menyre të papërgjegjshme me paratë e qytetarëve të saj.
4. Një funksionar i lartë i Qeverisë i lejon vetes të tallet me aspektin fizik të disa personaliteteve të larta nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kancelaren e një vendi mik si Gjermania, Angela Merkel, të cilen e quan “nona e dreqit”.
Si ka mundësi që një zyrtar i lartë shqiptar i shikon politikanet gra si te ishin objekte seksuale? A nuk kanë ndonjë punë tjetër më të rëndësishme për të bërë këta sojsëze që paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë? Po gazetari drejtues i emisionit, si i lejon brockullitje të tilla?”, shkruan Bello në Facebook.
Sigal