Marko Bello: Në Shqipëri nuk ka më ‘Republikë’

446
Ish-deputeti socialist, Marko Bello, shkruan se në Shqipëri ka rënë Republika, por sipas tij më e keqja është që askush nuk po mendon për themelimin e një parte të re. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bello shprehet se në Shqipëri po humbasin garancitë juridike për të jetuar.
“Dikush me te drejte shkruante sot se ne Shqiperi po humbasin garancitë juridike per te jetuar. Sot vendimet e formës se prere te gjykatave shqiptare, jo vetem nuk zbatohen me, por drejtuesit e enteve apo institucioneve shteterore hapur kerkojne shpage te majme per nje firme qe i ligji i detyron ta hedhin mbi nje vendim apo autorizim.
Më tej në postimin e tij, Bello shkruan se nëse në politikë nuk ekziston morali dhe pushtetet kapen nga individë të korruptuar, shoqëria humbet besimin tek shteti dhe përpiqen të bëjnë vetëgjyqësi.
“Nese ne politike nuk ekziston as edhe nje minimum morali, ne se pushtetet ne shtet kapen nga individe te korruptuar, shoqeria humbet besimin tek forma me e organizuar e saj qe eshte shteti, ndersa anarkia, vetegjyqesia dhe rebelimi jane shume prane. Duket ashiqare qe kjo republike ka rene, por me e keqja eshte se askush nuk po mendon seriozisht per themelimin e nje politike te re”, shprehet Bello. Marko Bello nuk është i vetmi që shprehet se republika ka rënë. Më herët deputeti Ben Blushi dhe Astrit Patozi kanë shprehur të njëjtin mendim për rënien e Republikës.
Sigal