Marko Bello: I pari ndër të barabartët u bë i pari përmbi të pabarabartët

523
Kryetari i PS Edi Rama, edhe pse ka 2 vjet që i ka mbaruar mandati, në Asamblenë Kombëtare mori një vendim personal, për vetveten, që lideri i Partisë, kur fiton zgjedhjet parlamentare, nuk duhet të votohet për t’u zgjedhur në parti, në kundërshtim me statutin. 200 anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS, nuk folën, nuk kishin mundësi të debatonin, por me heshtjen e tyre, miratuan çfarë vendosi lideri i Partisë për vetveten e tij. Vetëm Ben Blushi debatoi kundër këtij vendimi personal të kryetarit të PS, mirëpo Edi Rama, kritikat e Blushit i cilësoi dashakeqëse ndaj PS. Senatorët e PS heshtin dhe nuk guxojnë të flasin, edhe pse e kuptojnë që kryetari i PS Edi Rama ka shkelur jo vetëm statutin e PARTISË, por edhe i vë kazmën demokracisë dhe frymës së debatit politik brenda partisë, sepse kryetari i PS do një PS leniniste, ku të sundojë vetëm urdhëri i tij i padiskutueshëm, ndaj edhe senatorët e PS heshtin sot, ngaqë me heshtjen e tyre blejnë mandatin për të qenë deputet në Parlament. Në rrjetet sociale, debati është ndezur, ku ishdeputetë të PS e kanë cilësuar vendimin e Edi Ramës, për të mos u zgjedhur si kryetar i PS, si i pari përmbi të pabarabartët. 
Marko Bello: Kohë tjetër, zakone të tjera
10 vjet më parë, në vjeshtën e vitit 2005, kryetari sapozgjedhur iu drejtua me përulësi dhe modesti sallës, duke deklaruar se ata nuk kishin përballë një lider hijerëndë, por thjesht një “primus inter pares” (një të parë midis të barabartëve). 10 vjet më pas, në vitin 2015, nga i pari ndër të barabartët, kryetari është i pari përmbi të pabarabartët. Ai nuk pranon më të votohet nga anëtarësia e partisë, duke deklaruar se “modeli i Partise Laburise në Britaninë e Madhe që paska marrë si model, nuk e praktikon votimin për kryetar partie, në rastet kur partia fiton zgjedhjet dhe merr pushtetin. Kohë tjetër, zakone të tjera.
Tritan Kalo: Në Shqipen e Vlorës, kësaj i thonë të na rruajë krietari!
Tritan Kalo: “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” – thonin dikur në Francë para marrjes së Bastijes më 14 Korrik 1789….
Prof. Dr. Kastriot Islami: Nga PS në SEKT…
10 vjet u deshën që nga “i pari midis të barabartëve”(primas inter pares) të transformohej në Napoleonin e Fermes Oruelliane të Kafshëve “si më i barabarti midis të barabartëve…”. Një ndryshim i vogël “laburist” ku ” i barabarti…” është zëvendësuar me “më i barabarti…” .. Ose ndryshe nga PS në SEKT…
Sali Berisha: Partia është pronë personale e Ramës
Rama refuzon të votohet për postin e kryetarit të PS. Ai është kryetar i lindur? Apo PS partia e tij personale? Edi Rama nuk pranon të votohet prej 6 vitesh. Rama ju thotë socialistëve se lideri nuk votohet! Kësaj i thonë ose Rama është lideri i lindur i PS ose Partia Siçiliste është tashmë pronë e tij, parti personale. sb
Namik Dokle: Lisi i vjetër (Blushi)dhe kastraveci i PS ( Balla dhe Abazi)
Më pyeti një ditë një gazetar:
– Cila është më e mirë, një xhaketë e re apo një e vjetër?
– Natyrisht, xhaketa e re është shumë më e mirë se e vjetra,- i thashë,- ashtu si edhe një lis i vjetër është më i dobishëm se një kastravec i ri. VARET 
Marko Bello: Kryetari i PS të mos quhet kryetar mandatëskadues
Disa argumentojnë se në një parti ku njëshi “bën ligjin”, nuk ka rëndësi zgjedhja e tij, por zgjedhja e kryetarëve të organizatave të partisë!!! Dhe habitemi pastaj se përse bëhen kaq arrogantë dhe të gjithpushtetshëm liderët e partive politike… Një kryetar partie që është edhe kryeminister nuk ka frikë nga zgjedhja, pasi shancet për fitore i ka të mëdha. Në rastin tonë, kryetari nuk dëshiron të ketë zgjedhje se thjesht nuk do, ose përton. Unë mund të bëj ç’të dua, thotë. Përse të mos anulloj edhe zgjedhjet për kryetarin? Dhe ka të drejtë. Mund të bëjë çfarë t’i dojë kokrra e qejfit. Unë thjesht dua që kryetari i PS të mos quhet kryetar mandatskaduar…
Erjon Braçe: Nuk ka moral të zgjidhet kryetari i Partisë
Ajo çështja e kryetarit që ishte shkaku për thyerje, është e fundit, fare e fundit, sipas rregullave tona, por po aq e fundit nëse mendojmë lëvizjen, si trendi fitues sot në të Majtë. Patjetër që duhen zgjedhjet dhe ato nisin nga organizata. Kryetari do të zgjidhet gjithashtu. Por kjo çështje kur ngrihet si çështje thelbësore kërkon moral; fituesi në popull nuk mund të shpallet humbës në parti. Nuk qëndron, nuk ka moral!
Dialogu Ben Blushi Ramës.
Blushi Taulant Ballës: Qetësohu, nuk ka ardhur ora të pish ilaçet
Ben Blushi pas fjalës së Ramës: Siç e tha dhe kryetari, Partia Socialiste është shthurur, edhe pse ka arritur fitore në zgjedhje. Kjo mbledhje është gjithë paradokse. Si mund të hapim fushatë zgjedhore në parti, ku do të zgjidhet që nga kryetari më i thjeshtë i organizatës socialiste e deri te kjo asamble, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste vijon mandatin e tij pa u zgjedhur? Ke shkelur statutin, pasi prej dy vitesh qëndron në krye të PS¬-së pa mandat dhe nuk lejon zgjedhjet. Ke bllokuar zgjedhjet në PS për kryetarin. Ti je administrator. Vetëm pronarët e monarkët nuk zgjidhen. Ne jemi partia më unike në planet që nuk zgjedhim kryetarin.
Edi Rama: Nuk është nevoja të ngremë zërin dhe të bërtasim për gjysmë të vërtetat e tua. Ne sapo dolëm nga zgjedhjet në 2013-¬n dhe dolëm fitimtarë, morëm pushtetin. Edhe statuti e përmban që kryetari i partisë, kur partia fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministër. Pra, ishte një konfirmim i mandatit të kryetarit jo vetëm nga anëtarësia e partisë, por edhe më gjerë, nga elektorati. Nuk kishim luksin që të hynim në një fushatë zgjedhore në parti, me shpenzime të tepërta, kur anëtarët e PS¬ sapo kishin dhënë votën në fletën e votimit për PS-¬në dhe kryetarin e saj. Megjithatë e kam thënë që ne do të ndjekim shembullin e partive më demokratike, siç është ajo laburiste.
Ben Blushi: Nuk duhet të fshihesh pas shembujve botërorë, sepse ne nuk jemi laburistë. Që të bëhemi si laburistët, ne duhet të zbatojmë ato që kemi shkruar vetë dhe i kemi votuar vetë në statut. Duhet të zhvillosh zgjedhje. Meqenëse po më sjell si shembull laburistët, po të them që edhe miku yt, Toni Bler, u largua nga drejtimi i partisë, duke ia lënë vendin Gordon Braunit, edhe pse kishte fituar zgjedhjet. E njëjta histori edhe me Margaret Theçer, e cila u largua nga drejtimi i partisë pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme. Në ditët tona, shembulli na vjen nga Gjermania. Kancelarja Merkel u zgjodh në krye të partisë së saj përmes votimit, pavarësisht se i kishte fituar zgjedhjet.
Edi Rama: Turp të kesh që vjen në asamble për të sulmuar kryetarin e partisë dhe partinë. Ti e ke braktisur betejën e PS¬-së. Kur të tjerët luftonin për vota, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ti luftoje kundër PS¬.
Ben Blushi: Kush të ketë turp?! Tërhiqe mbrapsht atë që the! Unë s’po kërkoj ndonjë tender! As ndonjë legalizim! As ndonjë vend pune! As të nxjerrësh njeri nga burgu, se ti me këto kërkesa je mësuar dhe i plotëson! Unë po kërkoj vetëm zgjedhje! A mund të ketë njeri turp kur kërkon zgjedhje?! Në 50 vjet janë futur 5000 veta në burg se kërkonin zgjedhje dhe unë jam krenar që kërkoj diçka për të cilën ky vend ka vuajtur? I bëj thirrje dinjitetit tuaj që të votoni për zgjedhjet në parti! A keni dinjitet, apo vetëm vende pune? Si mund të pranosh, Servet, që PS¬ të mos zgjedhë kryetarin? Po ti, Gramoz? Po ti, Namik? Po ti, Elisa, që të kam dëgjuar shpesh të flasësh për demokracinë? Po ti, Mirela, përkthyesja e letërsisë, në çfarë partie ke ardhur? Në një parti që nuk bën zgjedhje?!
Sadri Abazi: Nuk do të të dëgjojmë ty gjithë kohën.
Ben Blushi: Sadri, ti thuaj çfarë të duash se me ty nuk merrem. Të hipësh në “X6” me kondicioner dhe të shkosh në shtëpi është e vetmja cilësi që të bën anëtar të Asamblesë Kombëtare.
Edi Rama: Ulu, pse duhet të flasësh kaq shumë, do të flasin edhe të tjerët. Ulu se po djersin.
Ben Blushi: Po duhet të kem turp se po djersitem. Shko rregullo kondicionerin e sallës!
Gramoz Ruçi: Kongresi i janarit do të miratojë ndryshimet në statut që do të prekin edhe këtë pikë që Beni përmend.
Ben Blushi: Duhej të ishte shkruar në projektvendimet e kësaj asambleje që në kongres do të zgjidhet edhe kryetari.
Gramoz Ruçi: Këtë po të thosha, o Blush. Edhe sot mund ta shtojmë një fjali, që në kongres, përveç zgjedhjes së Asamblesë Kombëtare, do të zgjidhet edhe kryetari.
Ben Blushi: Po ju kërkoj ta legalizojmë këtë shthurje statutore siç tha Rama.
Edi Rama: Mos më cito gabim, se nuk e thashë.
Ben Blushi: E the, po mos më ndërprit. Të dhashë të drejtë, sepse vërtet është shthurje statutore.
Edi Rama: Mos më cito keq, nuk e thashë.
Ben Blushi: E the, por qetësohu të ta shpjegoj. Ja, për shembull, kush e di se kush është kush në këtë asamble. Koço Kokëdhima, për shembull, është anëtar i asamblesë pa qenë anëtar partie. (Ngrihet në këmbë deputeti Kokëdhima)
Ben Blushi: Ulu, Koço, s’ka problem. Pra, po thosha se jo çdo deputet mund të jetë anëtar i asamblesë nëse nuk është anëtar i PS-¬së. Se kështu del që dhe Mark Frroku mund të jetë anëtar i asamblesë.
Taulant Balla: Mark Frroku nuk është deputet i PS¬-së. Po gënjen.
Ben Blushi: E di, Taulant, po qetësohu se nuk ka ardhur ora të pish ilaçet.
Sigal