Marko Bello: Aksidentet rrugore vijojnë të shkaktojnë viktima të pafajshme

432
Sigal

Njerëz të papërgjegjshëm i lejojnë vetes të drejtojnë automjetet në gjendje të dehur, me shpejtësi tej normave të lejuara dhe, në jo pak raste, pa leje drejtimi. Rrugë jashtë standardeve, pa mure mbrojtëse, pa ndriçim, pa vizime. Policia po lëviz, ndonëse jo mjaftueshëm, por nuk varet vetëm prej masave dhe gjobave që ajo imponon. Ministria e Transporteve, bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve duhet të veprojnë urgjentisht dhe të heqin dorë nga seminaret dhe konferencat mbi sigurinë rrugore. Përshpejtimi i punimeve, sinjalistika, mbushja e gropave, vizimet janë vetëm disa nga masat që mund të realizohen më shpejt dhe të shpëtojnë jetë njerëzish të pafajshëm.