Marinzë, banorët në protestë: Bankers abuzon me kompensimin e dëmeve

468
Kanë kaluar më shumë se 3 muaj që kur ndodhi katastrofa ekologjike në Marinzë me shpërthimin e naftës nga puset naftënxjerrëse të Bankers dhe ende askush, as Bankersi dhe as qeveria nuk janë kujtuar që të dëmshpërblejnë banorët për dëmet katastrofike që u shkaktuan në shtëpitë dhe në pasuritë e tjera të gjithë banorëve të zonës. Kohë më parë, vetë ministri Gjinkuri kishte premtuar se u ngritën komisione të posaçme nga qeveria për vlerësimin e dëmtimeve dhe se qeveria do të përkujdesohet që banorët të dëmshpërblehen 100 % për pasuritë e tyre që humbën.
Gjiknuri i braktisi, Bankersi abuzon me dëmshpërblimet
Të gjitha komisionet që u ngritën për të vlerësuar shkaqet e katastrofës ekologjike që ndodhi në 1 prill në Marinzë argumentuan se Bankersi është fajtori i vetëm për ndodhinë, pasi shpërthimet e naftës erdhën për shkak të përdorimit të teknologjisë me shpërthime të nëndheshme që përdor kjo kompani në shfrytëzimin e naftës. Ndaj edhe qeveria vendosi që Bankersi të dëmshpërblejë banorëve të Marinzës të gjitha dëmet në vlerën reale. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 3 muaj, asgjë nuk është bërë. Pasi ministri Damian Gjiknuri i ka harruar fare banorët e Marinzës, ndërkohë që Bankersi, edhe me bekimin e ministrit Gjiknuri, abuzon me dëmshpërblimet. Familjet që u dëmtuan nga shpërthimi në Marinëz i konsiderojnë kompensimet e Bankers Petrolieum qesharake. Sipas tyre formularët e vlerësimit nuk korrespondojnë me gjendjen faktike. Shtëpia që i kushtoi qindra milionë lekë pësoi dëme të pariparueshme në kollonat mbajtëse ndërsa Bankers e vlerësoi vetëm 200 mijë lekë. Nesti Nushi tregon me fakte se si Bankers ka përpiluar raport fiktiv për banesën e tij duke përfshirë madje edhe një pus që nuk ekziston. Pas shpërthimit tokat kanë mbetur djerrë. Eduart Azizaj nxirrte të ardhura nga shërbimet që ofronte me traktor, por dy muaj pas shpërthimit edhe puna e tij mori fund. Kompesimi i dëmeve në Marinëz pas shpërthimit të fontanës së gazit u krye ne mungesë transparence. Bankers nuk e publikoi asnjëherë vlerën totale të kompesimit ndaj familjeve të prekura. Nga ana tjetër, gjysma e fshatit me afro 100 familje nuk e përfitoi të drejtën për kompesim edhe pse dëmet janë në të njëjtat përmasa me ato të së ashtuquajturës zonës së rrezikut. Banorët kërcënojnë me protesta dhe bllokim rrugësh për të kërkuar nga bankers trajtimin që meritojnë. Edhe ministri Gjiknuri, thonë banorët e Marinzës, i gënjeu, derisa nuk është interesuar deri tani, që banorët të marrin dëmshpërblimin e premtuar. 
Fëmijët sëmuren nga ndotja e ajrit
Ministri Damian Gjiknuri, në ditën e parë të shpërthimit të gazit e naftës në Marinzë deklaroi se gazrat që shpërthejnë janë të ëmbël dhe nuk përbëjnë asjë rrezik për shëndetin publik. Mirëpo ministri Gjiknuri disinformoi duke deklaruar këtë, pasi, e para ai nuk kishte asnjë analizë që të dëshmonte se gazrat që çlirohen nga puset e naftës nuk janë helmues, dhe, e dyta, analizat që bëri Instituti i Shëndetit Publik, 9 ditë pas ngjarjes dëshmuan se niveli i gazrave helmues që u çlirua, sikurse LEL dhe H2S2 edhe ditën e nëntë nga shpërthimi ishin dhjetëra herë më të larta nga niveli i lejuar, që do të thotë se gazrat që u çliruan nga shpërthimi i naftës ishin helmues për banorët. Në ato ditë me dhjetëra banorë nga Marinza u shtruan në spitalet e Fierit e gjektë me simptoma helmimi. Edhe pse kanë kaluar 3 muaj, ende banorët vuajnë nga helmimi që pësuan nga gazrat që u çliruan. Nga ndotja e ajrit banorët ankohen se edhe fëmijët e tyre kanë probleme shëndetësore. Familja e Nesti Nushit po përballet edhe me pasojat shëndetësore tek fëmijët për ndotjen e ajrit. Ndërkohë, as ministria e Shëndetësisë, me përgjegjës ministrin Beqaj nuk tregojnë asnjë interesim dhe kujdes për fëmijët që kanë probleme me shëndetin e tyre, për shkak të helmimit që pësuan nga shpërthimet e gazrave në puset e Bankersit ën Marinzë. 
Sigal