Mariah Carey anulon koncertet e Krishtlindjes, për shkak të një infeksioni në frymëmarrje

141
Duhet të zbatoj urdhrat e mjekut tim dhe të pushoj deri kur ai të më thotë që jam shëruar dhe mund të këndoj’.
Me këto fjalë Mariah Carey ka njoftuar fansat e saj që do të jetë e detyruar të anulojë koncertet e para të turneut të saj ‘All i Want for Christmans is You’, për shkak të një infeksioni në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
Ylli i pop-it, pwr tw cilwn spektakli i Krishtlindjeve është bërë tashmë një traditë, do të këndonte të premten në Ontario dhe më pas në Chicago dhe Betlemme, duke nisur kështu koncertet e Krishtlindjeve.
Nuk është akoma e qartë sa show do të anulohen, edhe për faktin se web i saj zyrtar dhe site i biletave nuk tregojnë akoma anulimin zyrtar.
Mariah ka shpjeguar që ka vendosur të ndjekë me rigorozitet këshillat e mjekut: ‘Nuk ka gjë më të dashur për mua se festimet dhe spektakli i Krishtlindjeve, por duhet të zbatoj këshillat e mjekut dhe të pushoj deri kur më thotë ai. Do të bëj gjithçka që të takohem me ju sa më shpejt!” shkruan këngëtarja.