Maqedonia e Veriut në NATO, Xhaçka: Arritje e merituar

484
Sigal

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është përshëndetur edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka,  e cila shkruan: “Lajm i shkëlqyer sot! Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar. Aleanca hapi krahët dhe dyert për të mirëpritur anëtarin e vet të 30-të në familjen më të madhe politiko-ushtarake. Një mesazh i fortë strategjik për fqinjët tanë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prej ditës së sotme rajoni ka fituar më shumë siguri, stabilitet dhe paqe.