Manjani zbulon ‘Kodin e Endri Fugës’/ Si i ka shndërruar Rama ministrat, në vartës të këshilltarit të tij

611
Në një intervistës ish ministri i Drejtësië Ylli Manjani zbulon, edhe mënyrën ushtarake sesi funksionon në qeverinë Rama, komunikimi i ministrave me publikun. Sipas tij, Rama ka shpikur një “Kod të Endri Fugës”, sipas të cilit ministrat mund të dalin në media vetëm kur u jep leje këshilltari i tij i komunikimit. Por edhe në këtë rast është po Fuga, që përcakton se çfarë ata duhet të thonë.

“Kolegët e tu që bëjnë studio dhe realizojnë gjëra të kësaj natyre, padyshim që nuk flasin me ministrat, flasin me Endrin dhe Endri çon ministrin e radhës. Kështu funksionon.

Kur ju pyesni ndonjë ministër aksidentalisht për ndonjë pyetje konkrete, keni dëgjuar ndonjë përgjigje ju?! Ca mërmëritje kot të pavlera sepse në këndvështrimin e tyre, ministrat janë pjesë e propagandës së kësaj qeverie.

Kjo është një gjë që nuk është normale dhe ne kemi bërë debat, e i kam referuar Kodin që përmban ligji. Çfarë thotë ligji? Ministri merr pjesë në mbledhjet e qeverisë, ministri voton në mbledhjet e qeverisë votojnë edhe kundër një vendimi të Këshillit të Ministrave, e thotë ligji me 3/5, jo Kodi i Endrit që s’ka asnjë vlerë ligjore dhe e mbyll gojën në publik për vendimet e qeverisë. Pra për çfarë diskutohet në qeveri, çfarë merret vendim aty, mbetet brenda qeverisë. Nëse kemi një vendim të përbashkët, pavarësisht se je kundër për vetë faktin që je pjesëtar i qeverisë je solidarisht dakord dhe mbyllet kjo histori. Të pëlqeu rri, s’të pëlqeu ik.

Këtë thotë ligji kurse kodi shkonte më të tej: të mos bëhen deklarata publike, të mos thuhet asgjë e pacertifikuar, të mos thuhet asgjë që bie ndesh me programin, hajde bie dakord se ç’është programi dhe të koordinohen qëndrimet me këtë drejtorin e…(nënqesh) çfarë është ky që s’e mora vesh as kur ika…i Komunikimit në Këshillin e Ministrave”, ka thënë Manjani për rolin e shumë përfolur të Endri Fugës në qeverinë Rama.
Sigal