Manjani: Vettingu nuk është hakmarrje politike

39
“Vettingu nuk është hakmarrje politike, as nuk ndreq vendimarrjen në gjykata”, ky është mesazhi i shpërndarë sot në “Twitter” nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Deklarata e tij vjen në një kohë kur pritet të miratohen 7 ligjet e reformës në drejtësi, të cilat do t’i bëjnë funksionale ndryshimet kushtetuese të miratuara në parlament më 22 korrik. “Ligjërimi politik se me Vetting do ndreqet vendimmarrja e gjykatave është më i gabuari i mundshëm! Vettingu nuk është hakmarrje politike..!”, thekson Manjani. Sipas ndryshimeve në kushtetutë, institucioni i parë që duhet të ngrihet 5 ditë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve, është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pra brenda datës 16 gushtit.