Manjani thumbon qeverinë: Injorim Ditës së Republikës, nuk e themeluan vetëm komunistët

489
Sigal

Sot
është 11 Janar, dita kur Shqipëria u bë Republikë Popullore, 2 vite pas
çlirimit të vendit.

Por
siç duket qeveria dhe institucionet nuk e kanë parë të arsyeshme të mos e
kujtojnë këtë me ndonjë ceremoni të veçantë. Megjithatë dikush nga qeveria nuk
e ka harruar dhe ai është Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Në një status në
Twitter, Manjani e quan të çuditshme këtë harresë.

“Shumë
i çuditshëm ky ‘injorim’ i vazhdueshëm i ditës së Republikës. Komunistët nuk
ishin të vetmit themelues të saj” shkruan ministri Manjani në Twitter.

Asambleja
Kushtetuese, që doli nga zgjedhjet e para të pas Luftës Nacional-Çlirimtare, me
11 Janar 1946, shpalli Republikën Popullore të Shqipërisë, sot Republika e
Shqipërisë. 82 deputetët e dalë nga zgjedhjet e Dhjetorit 1945, të mbledhur në
sallën e Shtëpisë së Arteve (aty ku sot është godina e Akademisë së Arteve në
Tiranë), ndryshuan formën e regjimit, duke e shpallur Shqipërinë Republikë
Popullore, nga Monarki që ishte që prej vitit 1928.