Manjani thumbon qeverinë: Injorim Ditës së Republikës, nuk e themeluan vetëm komunistët

Sot është 11 Janar, dita kur Shqipëria u bë Republikë Popullore, 2 vite pas çlirimit të vendit.

Por siç duket qeveria dhe institucionet nuk e kanë parë të arsyeshme të mos e kujtojnë këtë me ndonjë ceremoni të veçantë. Megjithatë dikush nga qeveria nuk e ka harruar dhe ai është Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Në një status në Twitter, Manjani e quan të çuditshme këtë harresë.

“Shumë i çuditshëm ky ‘injorim’ i vazhdueshëm i ditës së Republikës. Komunistët nuk ishin të vetmit themelues të saj” shkruan ministri Manjani në Twitter.

Asambleja Kushtetuese, që doli nga zgjedhjet e para të pas Luftës Nacional-Çlirimtare, me 11 Janar 1946, shpalli Republikën Popullore të Shqipërisë, sot Republika e Shqipërisë. 82 deputetët e dalë nga zgjedhjet e Dhjetorit 1945, të mbledhur në sallën e Shtëpisë së Arteve (aty ku sot është godina e Akademisë së Arteve në Tiranë), ndryshuan formën e regjimit, duke e shpallur Shqipërinë Republikë
Popullore, nga Monarki që ishte që prej vitit 1928.