Manjani: Të heqim pak më shumë dorë nga pushteti që të forcohet shteti

413
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se thelbi i reformës në drejtësi është veçimi i gjyqësorit nga politika.Manjani tha se politika shpesh e ka sulmuar gjyqësorin për të fshehur gabimet e saj.
“Në vite politika ka gabuar rëndë, ka vendosur, ka anatemuar gjyqësorin në vite për të fshehur gabimet e tyre. Kjo është thelbi i asaj që ne i themi pavarësi, ta veçojmë gjykatën nga sistemi politik. Kemi nevoje për një gjykatë mbi pushtetin politik, nuk pa e kuptoj pse e vonojmë”, tha Manjani.
Manjani ftoi opozitën të japë kontributin e saj në përmbylljen e reformës.
“Nuk ka pse të ketë palë për reformën ne drejtësi, ka kontribuues. Unë e vlerësoj PD-në për kontributin që kanë dhënë kanë shkruar faqe të tëra, si rrallë ndonjëherë. Ndaj them se ata duhet ta mbyllin këtë cikël”, tha ai.
Ndër të tjera kreu i Drejtësisë, shtoi se: “Duhet vendosur standardi i hetimit penal i pavarur, me kapacitet profesional hetimi kryhet. Korrupsioni luftohet me vepra jo me fjalë. Që të hetohet duhen profesionistë, jo gallataxhinj. Të heqim pak më shumë dorë nga pushteti që të forcohet shteti. Një gjyqtar duhet ta ketë rrogën qoftë edhe 1 lek më shumë se Presidenti”.
Sigal