Manjani takon Nishanin: Do të inspektoj rastet e prokurorëve kur ka shqetësim të publikut

424
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zhvilluar një takim më Presidentin Bujar Nishani. Në përfundim të takimit kreu i dikasterit të drejtësisë tha se ka shumë dosje në tryezë për prokurorë të korruptuar dhe do të inspektohen të gjitha rastet ku ka shqetësim nga publiku.
Manjani: Unë pata një takim pune me presidentin e Republikës, i shpreha mirënjohjen time kreut të shtetit dhe kryetarit të KLD. Biseduam për disa çështje që na shqetësojnë dhe gjeta mirëkuptimin për të punuar në menaxhim të mirë të punës
Do jem vazhdues i punës së nisur, nuk do prish axhenda, por do ti përmirësoja axhendat.
Pjësës së procedimeve disiplinorë është i vetmi MD është autoritet që propozon në KLD. Ne bëjme inspektime që kryhen nga KLD, dhe unë do ti nxis këto për të arritur në konkluzione të pjekura. Sigurisht që ka disa vakume ligjore që do të zgjidhen në kuadër të reformës në drejtësi. Do kërkoj cdo lloj inspektimi, por në rastin e prokurorëve do kërkoj inspektime për çdo rast ku shqetësohet publiku. Kemi plot dosje në tryezë, ti marrim ti verifikojmë dhe të ushtrojmë detyrën ligjore për procedim disiplinore.
Manjani tha se me Nishanin ka gjetur mirëkuptimin për të ndërtuar një KLD reaguese dhe bashkëpunuese.
Sigal