Manjani takon krerët e ZRPP-ve: Nuk kursej askënd , as kryeregjistruesin

38
“Nuk kam ndërmend të kursej asnjë, as kryeregjistruesin”. Ishte paralajmërimi i ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani në takimin që zhvilloi me drejtuesit e hipotekave në të gjithë vendin.
Madje ai ka shtuar se kishte miratimin total të Kryeministrit dhe kreut të Parlamentit
Ylli Manjani: “ Do bëjmë dixhitalizimiin sa më shpejt, por deri atëherë duhet të sherbeni.
Opinoni do ndryshojë për të gjithë nëse shërbehet me transparencë dhe sipas rregullave. Nuk kam ndërmend të kursej asnjë, as kryeregjistruesin.
Asnjë tolerancë për asnjë arsye dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem.
Kam miratimin total të Kryeministrit dhe kreut të Parlamentit”
Duke iu referuar progres raportit, Manjani tha se situata është e pakënaqshme sa I takon cështjes së pronave.
“Lexoni progres raportin. Problemi është konkret. Ka shkuar deri në Bruksel puna”