Manjani takon Donald Lu dhe Vlahutin: Do zbatojmë rekomandimet e progres-raportit

435
Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili sot mori detyrën nga paraardhësi i tij, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin.

Manjani u ka shprehur ambasadorëve, mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme, dhe vullnetin për të zbatuar rekomandimet e progres-raportit të KE-së. “Jemi të lumtur për ecurinë e bashkëpunimit me ju. Do zbatojmë rekomandimet e progres-raportit”, ka thënë Manjani.
Sigal