Manjani s’ndalet: Duhet pastruar Policia që të ç’kanabizohet Shqipëria!

535
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar edhe sot shkarkimet e një ditë më parë në rradhët e policisë së Lezhës dhe Kurbinit.

Në një postim në twitter, Manjani thotë se ka edne shumë policë edhe një qarqe të tjera të vendit që duhet larguar.

“Ka ende shumë policë, të policisë që deshën, në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Durrës! Duhet pastruar Policia që të ç’kanabizohet Shqipëria!”

Shefi i Komisariatit të Kurbinit, Feliks Hysi si dhe 5 punonjës të drejtorisë së policisë vendore Lezhë dhe komisariatit Kurbin u përjashtuan të dielën nga radhët e policisë së shtetit pasi kanë favorizuar kultivimin e lëndëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se masat janë marrë pas konstatimit të një parcele me 513 fidanë kanabis në rrethin e Kurbinit, të cilën punonjësit nuk e kishin evidentuar.
Sigal