Manjani: Shteti i sotëm dhe gjykatat kanë defekte, askush nuk beson më tek ky sistem

488
Ministri i drejtësisë Ylli Manjani referuar reformës në Drejtësi ka theskuar se ndryshimet Kushtetuese nuk janë luks por janë mëse të rëndësishme. Në një takim me studentët e Fakulteti Ekonomik të Elbasanit Manjani shtoi se reforma nuk ka qëllim të merret me emra konkretë dhe se qëllimi i shtetit nuk është të mbushë burgjet, por të rrisë mirëqenien.
“Hera e pestë që ndryshohet Kushtetuta që nga 1998, problem ka qenë gjithnjë konsensusi. Reformat e suksesshme kërkojnë energji dhe pasion. Duhet ta reformojmë sistemin e drejtësisë. Sistemi ka defekte që duhen ndrequr në mënyrë që drejtësia t’i shërbejë njerëzve. Shteti i sotëm dhe gjykatat kanë defekte pasi askush nuk beson më tek ky sistem”, ka thënë ministri para studentëve.
Në një takim me studentët e Fakulteti Ekonomik të Elbasanit Manjani shtoi se reforma nuk ka qëllim të merret me emra konkretë dhe se qëllimi i shtetit nuk është të mbushë burgjet, por të rrisë mirëqenien.
Sigal