Manjani: Refuzoj ambasadorokracinë në Tiranë. Kanë thelluar krizën, nuk po e zgjidhin

396
Sigal

Nga Ylli Manjani:
Kriza politike e kësaj radhe shfaqet më e thellë dhe më serioze edhe për shkak në nivelit skandalozisht të ulët me të cilin perëndimi përfaqësohet këtu!
Nuk ka qenë kështu asnjëherë më parë! Nuk kishte bërë vaki që ambasadorë të huaj thirren në Kryeministri e i thuhet “mos flisni” dhe ata nuk flasin…
Kur flasin, flasin sipas interesit të qeverisë. Kur nuk duhet të shohin nuk shohin!
Kulmi!
As nuk duan të kuptojnë se kjo sjellje e tyre në favor të dhunës qeveritare vetëm shton reagimin ekstrem të pjesës tjetër.
Do mbështes çdo zgjidhje, qoftë edhe të keqe, por që vjen nga përfaqësuesit politikë shqiptarë, duke injoruar ambasadorokracinë DËSHTAKE!
Le pastaj dështakët ekspertë që s’kanë asnjë përvojë në vendet e tyre e që këtu japin mend e bëjnë eksperimente!
Na e shpifën edhe perëndimin!