Manjani: Reforma në drejtësi, për qytetarët në nevojë

507
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi në prezantimin e platformës online “Njoh Ligjin”, se “reforma në drejtësi do të bëhet për qytetarët që janë në nevojë” dhe se “më e rëndësishmja është se si zgjidhen institucionet kushtetutese”. “Duhet reformë e thellë, spango nuk e drejton dërrasën e shtrembër. Njerëzit presin një reformë që të ofrojë cilësi. Drejtësia nuk duhet të blihet me para’”, tha Manjani. Këto komente, ministri i Drejtësisë i bëri në konferencën e prezantimit të platformës “Njoh ligjin”, e cila synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve të njihen me kuadrin ligjor në fushat më kryesore me të cilat ata përballen si, familja, puna, sigurimet shoqërore dhe pasuria e paluajtshme. Platforma është pjesë e punës së Prezencës së OSBE-së në mbështetje të së drejtës të informimit ligjor në Shqipëri dhe financohet nga qeveria kanadeze.
Sigal