Manjani reagon ashpër ndaj Ramës për tentativën e takimit më Trump

433
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama i cili zhvilloi takime me liderët botërorë në Bruksel, përfshirë dhe presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Takimi i fundit u përfol mjaft pasi nuk u pa asnjë foto me shtrëngim duarsh, ndërsa kryeministri Rama ishte disa liderë larg president Trum.

“Plasi të takojë Trump-in, por i pa vetëm trapin! Dëshirë për t’u takuar me “turpin e njerëzimit”?! Nuk e dimë më se cili është turpi!”, shkruan Manjani në Twitter. Ndërsa ish-kryeministri Berisha shkruante se Ramën e kanë ndaluar rojet e sigurimit në aeroport për të shkuar në selinë e NATO-s për shkak të veshjes së tij qesharake, aspak zyrtare.
Sigal