Manjani: Raporti i Gallup alarmant, shteti është në drejtim të paditur!

45
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e konsideron alarmant një raport të publikuar nga Gallup International, sipas të cilit 56% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi, duke u renditur pas Siera Leone dhe në të njëjtën shkallë me Haitin. Sipas Manjanit, vendi po shkon drejt shpopullimit.

Manjani: Alarmante! Po çojmë vendin në shpopullim!
Dërdëllisim kot në politikë. Shteti është në drejtim të paditur!
Gërr mërr pa kuptim! Politika po përzë njerëzit nga vendi i tyre! Nuk jemi në luftë me askënd! Kërkohet siguri, mirëqenie e shpresë. Asnjëra nuk garantohet!
Turp e faqja e zezë, për të gjithë ata që drejtojnë! Ky është dështim!
Kjo politikë quhet ANTI-KOMBËTARE!