Manjani: Rama duhet të dorëhiqet që të zbardhet e vërteta

538
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet për t’i hapur rrugë hetimit të mëtejshëm të ngjarjes që ka tronditur jo pak politikën shqiptare.
Pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, nën akuzat për trafik drogë, ngjarja ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Shkak është bërë publikimi i dosjes hetimore të autoriteteve italiane, ku mes bisedave të përgjuara, trafikantët kanë përmendur emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ish-ministri Manjani thotë se prokuroria e ka të pamundur të hetojë kryeministrin Rama, pasi rrezikohet nga vettingu.
“E vërteta nuk mund të gjendet nga autoritetet tona. Duhet të kujtojmë se arrestimi i Habilajve u bë nga autoritetet italiane. Rama mos të kërkojë të vërtetën, sepse ai e di. Nuk mund të thotë që nuk e ka ditur. Është njësoj si atëherë, kur thuhej nuk di gjë Enveri, se këto gjëra i bën Mehmeti apo të tjerët. Rama duhet të dorëhapët për t’i hapur rrugë të vërtetës. Cili prokuror mund të hetojë kryeministrin. Ai e kërcënon me vetting. Unë i kam denoncuar rastet, në kohën kur isha në qeveri. Kam ditur diçka dhe e kam thënë, edhe pse kjo me kushtoi “kokën time”, politikisht”, u shpreh Manjani.
Sigal