Manjani: Qeveria PS-PD, e mundshme. Justifikimi është i fortë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se një qeverisje midis Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste është plotësisht e mundshme dhe sipas tij, kjo do të duartrokitje

Ylli Manjani: Pa dyshim që është krejt e mundshme që pas qeverisë PS-PD-LSI, të krijohet qeveria PS-PD.

Justifikimi është i fortë. Duhet një qeveri e fortë politikisht që të përballojë negociatat me BE për anëtarësim. Negociatat, faktikisht janë të vështira, por ende kjo shërben si pretekst si për PS ashtu edhe për PD.

Zbatimi i reformës në drejtësi, të paktën në fazën fillestare të saj do të kërkonte një mbështetje politike të plotë. Ku ka më mirë sesa një qeveri PS-PD për këtë gjë.

Ndërkombëtarisht një qeveri e tillë do ishte e duartrokitur. Është fakt që faktori ndërkombëtar këto kohë është sjellë si “dashnorë” të stabilitetit më shumë sesa nxitës i demokracisë.

Gjermanët veçanërisht do ta pëlqenin shumë këtë formulë.

Pra mundësia e një qeverie PS-PD është reale.

Pyetja që shtrohet është si do të duket Shqipëria nën një qeveri të tillë?
1. Do të kishim një Republikë me Parlament që thjesht punëson deputetë. Parlamenti sdo kishte asnjë kontroll mbi punët e Republikës. Qeveria PS dhe PD do vendoste për cdo gjë.

2. Oponenca politike (se opozitë smund të thuash dot më) do ishte thuajse e zhvlerësuar sepse do prodhohet jashtë sistemit politik. Kjo lloj oponence mund të nxisë vetëm reagime momentale, por jo ndikim në vendimmarrjen e shtetit.

3. Sistemi politik shumë partiak mund të marrë goditje. Alternativa do jetë bi-polariteti politik. Ky është qëllim i kahershëm i PS dhe PD. Problemi është se bi-polariteti shton arrogancën në politikë dhe pë pasojë edhe konfliktin. Një sistem i tillë politik humb përfundimisht cilësinë e të bërit politikë ( jo se sot ka, por kështu humbet edhe mundësia).

4. Do të amnistonte çdo hetim ndaj politikanëve për të shkuarën e tyre. Jo se një qeveri tjetër do bënte namin, por duke pasë përplasje politike do kishte më shumë presion publik. Nje qeveri PS -PD pa dyshim do ishte një presion i fortë për të mos hetuar asnjë politikan.

5. Cilësia e zbatimit të ligjshmërisë në vend do ishte jo fort e lartë. Natyrshëm, një qeveri që ka fortë të “legalizojë” edhe shkeljet e Kushtetutës, shkeljen e ligjit se ka për gjë.

6. Menaxhimi publik dhe i buxhetit, vecanërisht borxhit do ishte brenda një cikli të mbyllur dhe pa ju nështruar llogaridhënies.

7. Pa dyshim që mbëtetësit e të dy partive do të “qetësoheshin” në fillim, por nuk do jenë gjithnjë ashtu. Ky koalicion mund edhe të provokojë destabilitet në këtë këndvështrim.

Këto janë disa prej simptomave që unë nuk po i etiketoj as si “të mira” e as si “të këqija”. Secili i sheh sipas këndveshtrimit të vet.

Por një koalicion i tillë është i mundshëm. Do ti shërbejë qartësisht PS dhe PD, më shumë sesa vendit!

Do ti shërbejë stabilitetit që duan zyrtarët, por qartësisht jo demokracisë që duan shqiptarët!

Shpresojmë për më mirë!

P.S. Kjo është një analizë krejt e imja dhe në maksimumin tim më tē mirë e pa ndikuar nga interesa politike.