Manjani: Që nesër fillon zbatimi i ligjit për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme

444
Ditën e sotme Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Financave kanë nënshkruar Udhëzimin e përbashkët ”Për procedurat e zbatimit të ligjit nr.81/2016 “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”. Ministri Manjani kërkoi botimin e menjëhershëm te aktit dhe në këtë mënyrë ky udhëzim dërgohet për botim në fletoren zyrtare, duke bërë të mundur kështu zbatimin në praktikë të ligjit për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Nga dita e nesërme ky udhëzim është i zbatueshëm për çdo Zyrë Vendore të Regjistrimit të Pasurive, të cilat janë institucionet që do të shqyrtojnë të gjitha kërkesat dhe aplikimet për këtë mundësi dhe shërbim për rivlerësimin e pasurive.
Sigal