Manjani: Puç kushtetues i qeverisë

485
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për vendimin Qeverisë për ndryshimin e buxhetit të vitit 2017.
Dje Këshilli i Ministrave publikoi një akt normativ që shtonte disa miliona lekë në buxhetin e shtetit për sektorë të ndryshëm.
Juristi Ylli Manjani vlerëson se një akt i till është puç kushtetues. Në një shënim në Twitter, ai thotë se ndryshimi i buxhetit duhet të kaloj në Kuvend, si çdo ligj tjetër.
“Qeveria që nuk ekziston paska ndryshuar buxhetin me akt normativ?! Akti normativ është ligj dhe miratohet në Kuvend. Çfarë puçi kushtetues!”,- shkruan Manjani.
Sigal