Manjani-përmbaruesve: Zbatoni vendimet, bjeruni kokës shkelësve të ligjit

436
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u bëri thirrje sot përmbaruesve privat dhe publik të ekzekutojnë vendimet e gjykatave dhe të mos merren me analizimin e tyre.
Gjatë një takimi me ta, porosia e Manjanit ishte e qartë: Bjeruni në kokë shkelësve të ligjit.
Manjani: Zbatimi i vendimit të gjykatës është përparësi, është detyrim kushtetues, përparësi ligjore, nuk ka asnjë diskutim. Bjerini kokës kujdo që shkel ligjin, Ministrit të Drejtësisë të parit.Nëse kjo ndodh, kemi zyrtarë të shtetit që hezitojnë, pengojnë apo nuk duan të zbatojnë vendimet e gjykatës janë njësoj shkelës të ligjit. E them këtë për Ministrin e Drejtësisë të parin, të tjerët nuk më dhimbsen fare, po fare.Nuk ka mbetë në zyrën e përmbaruesit të gjykohet as drejtësia e vendimit, as arsyeja pse është marrë vendimi.Është dhënë vendimi i gjykatës për tu zbatuar dhe zbatohet, pikë.Nuk kemi ndërmend të marrim asnjë kosto shtesë për këtë çështje.
Manjani tha se do të jetë në krah të tyre sa herë që do u nevojitet mbështetja e shtetit për zbatimin e detyrës.
Manjani: Doni mbështetjen e Ministrit të Drejtësisë? Po, do jem në krahun e kujdo përmbaruesi që ka nevojë për mbështetjen e shtetit, policisë. Nuk shkon historia që unë erdha, ai nuk erdhi, unë e lashë, ai se lë. Shërbimi përmbarimor nuk është këtu për të pastruar fytyrën e shkelësve të ligjit në faza të mëhershme.
Ministri Manjani vlerësoi si çështje problematike kreditë e këqia. Ndërsa tha se po sheh edhe mundësinë e rregullimit me ligj të kësaj çështje, Ministri ishte i ashpër kur tha se ka raste kur janë dhënë kredi të gabuara deri dhe kriminale nga oficerët e kredisë.
Manjani: Presioni që sot rritet në zyrat e përmbarimit është për kreditë e këqia, është presion që duhet zgjidhur.Mbase do duhet ta sqarojmë me ligj këtë gjë, do e sqarojmë.Duhen ekzekutuar ato koletarët patjetër, por nuk mund të shpëtojmë fytyrën e oficerëve të kredisë që kanë dhënë kredi të gabuara, kriminale do thoja dhe do ja kërkoj prokurorit të përgjithshëm këtë gjë, ku shkohet për tu ekzekutuar kolaterali dhe kolateri është mes detit. Ka dhe raste të kësaj natyre.Për të marrë një kredi duhet të kalosh në tre shkallë, një oficer pranimi, një oficer rrrisku dhe një oficer vendimarrës. Nëse kjo hiearki ka rezultuar e pasuksesshme e bazuar herë-herë në dokumenta të fallsifikuara me ekspertë që duhen kontrolluar dhe gjithë kjo të përfundojë si pakënaqësi ndaj përmbarimit, nuk e pranoj.Ashtu si nuk pranoj ata përmbarues që vetëm marrin tarifën dhe nuk bëjnë punën.
Ndër të tjera Ministri Manjani theksoi domosdoshmërinë e një Dhome Kombëtare të fortë të përmbaruesve për përmirësimin e këtij shërbimi.
Manjani: Po kuptojmë të gjithë që shërbimi i përmbarimit publik ka nevojë të pështatet dhe të vijë në standartet e shërbimit privat.Sigurisht që liberalizim nuk do të thotë dembelizëm, duam të nxisim një përmbarues aktiv. Ju kërkoni mbështetjen e Ministrit të Drejtësisë por e keni me pashë, pavarësisht nëse ka apo s’ka drita në sallë.Na falni për incidentin që duhet ta kujtojmë ndonjëherë se na krijohen shqetësime të pabesueshme.
Na duhet një dhomë e fortë e përmbaruesve, juve më së shumti që Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve realisht të jetë një dhomë e fortë, aktive, përfaqësuese dhe që asiston të gjitha politikat apo vendimet që ka nevojë të marrë Ministri i Drejtësisë për këtë sektor.Nuk jam që ti tregojmë dhëmbët njëri-tjetrit hiq dhe vër liçensa, ashtu siç pranoj se marrja e liçensës për të kryer një shërbim publik me sipërmarrje private nuk është thjesht trofe. Kemi nevojë që shërbimi të jetë aktiv, liçensa funksionale. Mbështetja e Ministrit të Drejtësisë është maksimale për të gjithë ata që punojnë, që nuk e konsiderojnë këtë shërbim trofe por shërbim real që ndihmon qytetarët.
Sigal