Manjani për gjyqtarin e arrestuar: Ta shkarkojmë një orë e më parë!

435
Duke folur në analizën vjetore të Gjykatës Administrative, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar arrestimin e anëtarit të Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, teksa kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të tij. “Një orë e më parë, jo ta pezullojmë, por ta shkarkojmë këtë gjyqtar, si akt që cenon rendë autoritetin tuaj”, tha ministri. Manjani gjithashtu kërkoi nga ana e qytetarëve që të bëjnë çdo denoncim për korrupsion në zyrën e Prokurorit. “Është radha e kolegëve tuaj që të distancohen në emrin e vete dhe emrin tuaj nga kjo ngjarje tepër e rëndë. Nxis çdo qytetar të Republikës që të mos denoncojë vend e pa vend, por në zyrën e Prokurorit që raste të tilla të jenë sa më të suksesshëm që të jetë e mundur”, shtoi më tej ai.
Sigal