Manjani: Nuk ka qeverisje të mirë pa reformën e drejtësisë

432
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se reforma në drejtësi do të bëhet. Gjatë fjalës së tij në Konferencën Gjyqësore Kombëtare, ai tha se “në emër të së ardhmes po ju shesim qytetarëve padrejtësi”. “Në emër të së ardhmes po ju shesim qytetarëve diçka që po na rrëshqet. Nuk ka qeverisje të mirë pa drejtësi”, është shprehur Manjani.
Ministri i Drejtësisë ka kritikuar ashpër gjyqtarët. Ai vuri në dukje se ka një tendencë prej gjyqtarëve dhe avokatëve që të zvarrisin procese të caktuara gjyqësore, duke sajuar raporte mjekësore. Pasi garantoi se reforma në drejtësi do të kryet, Manjani foli ashpër para gjyqtarëve, duke thënë se disa prej tyre “po punojnë si për ditën e fundit”.
“Ka një pjesë të gjyqtarëve që po punojnë si për ditë të fundit. Kjo nuk është normale dhe këta që punojnë si për ditë të fundit do të jenë të parët që do të preken nga reforma në drejtësi”, tha Manjani. Sipas tij, shumë gjyqtarë marrin vendime arbitrare dhe nuk publikojnë argumentimin për vendimin e marrë.
Sigal