Manjani: Nga nesër pronarët marrin tokat në dorëzim

417
Nga nesër të gjithë qytetarët që kanë fituar të drejtën e pronësisë mbi tokat që i janë zaptuar pas viteve ’90, do të kenë mundësinë të marrin në dorë pronat e tyre. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se qeveria ka marrë vendim për të nisur menjëherë vlerësimin e 26 mijë vendimeve të AKKP-së që i ka dhënë të drejtë pronarëve, por që deri më tani nuk është bërë asgjë për kthimin e tokës. Sipas këtij vendimit, të gjitha pronat të cilat janë të lira, pra tek ato që nuk është ndërtuar, do t’i kthehen pronarëve. Sipas Manjanit behet fjalë për 23 mijë hektarë tokë. Në rastin kur tokat e pronarëve janë zënë nga legalizimet duke u ndërtuar banesa, atyre nuk do tu kthehet toka, por do të kompensohen fillimisht nga shteti në masën 70 % të vlerës së tokës. Vlera e kompensimit është 26 milionë dollarë. Një tjetër lehtësi për të marrë në dorë pronat, do të jetë edhe mënyrë e thjeshtë e aplikimit, ku siç tha Manjani do të duhen vetëm dy dokumente.
Sigal