Manjani në takim me prokurorë e gjyqtarë: Në gjyqësor jo të gjithë të korruptuar, ka dhe njerëz me halle

475
Në një takim me Gjytarë e Prokurorë ministri Manjani në kuadër të reformës në drejtësi tha se nuk duhet të përfshihen të gjithë aktorët e drejtësisë në një thes pasi në këtë sistem ka edhe njerëz të ndershëm.
Prokurorët dhe avokatët janë shigjetuar shpesh si ‘delja e zezë’ e sistemit të drejtësisë. Por kjo për ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani nuk duhet t’i shfokusojë.
“Thirrje publike për të gjithë trupën gjyqësore të prokurorëve, që të mos shfokusohen për asnjë arsye në kryerjen e misionit të tyre kushtetues. Disktuimet për reformën në drejtësi janë, do të ndodhin, dhe kjo është hisgtori që është pjesë e axhendës publike të shtetit, por ndërkohë mos të harrojmë se janë po këta gjyqtarë e prokurorë që arrestohen, gjykohen dhe dënojnë persona në çastin që flasim. Janë po këta avokatë që i shërbejnë komunitetit. Të mos shfokusohemi nga asnjë insinuatë apo deklaratë. Merrni përgjegjësitë ligjore kushtetuese për të kryer misionin tuaj”, tha Manjani. 
Ai kërkoi edhe bashkëpunimin e tyre në reformën në drejtësi, duke i konsideruar si të zotët e “kësaj shtëpie” ku qeveria konsiderohet si investuesi nga jashtë.
“Çatinë më së miri në shpi e rregullon i zoti i shtëpisë, kushdo që e rregullon nga jashtë mund ta bëj të bukur, por nëse shtëpia vazhdon të pikojë nuk keni bërë asgjë. Të punojmë së bashku, ju nga brenda jeni shumë më të rëndësishme sepse jam i bindur në këtë që them, sepse çdo vendim gjykate i dhënë drejtësisht, me transparencë dhe në kushtet e koherencës së ligjit, nuk kaligj më të mirë se vendimi i gjykatës. Është ai që orienton dhënien e drejtësisë, ligjzbatuesit se si duhet ta zbatojnë një ligj. Prandaj nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes së reformës këtë shërbim të çmuar”, tha Manjani.
Sigal