Manjani në krah të Haradinajt, Shqipëria ‘neutralitet’ idiot

558
Pas debatit të ashpër të hapur në Kosovë në lidhje me ekstradimin e 6 qytetarëve turq si të akuzuar për lidhje me kundërshtarin e Erdoganit, Fetullah Gylen, ka reaguar edhe ish ministri shqiptar i Drejtësisë Ylli Manjani. Ai në një statuas në rrjetet sociale i del në krah kryeministrit Haradinaj i cili u akuzua direkt nga Presidenti Turk pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm dhe kreut të sherbimit sekret. Ai e quan qëndrim dinjtoz të Hardinajt dhe akuzon qeverinë e Tiranës për një neutralitet idiot.
Ja statusi i plotë i Manjanit në Facebook.
“Respekt pa fund për qëndrimin dinjitoz të Kryeministrit Haradinaj!
Miqve edhe kur shiten si vëllezër i duhet treguar vendi! Sado të fortë të hiqen!
Turp për Republikën e Shqipërisë që me “neutralitetin” idiot del në anën e Erdoganit!”
Sigal