Manjani: Kërkohet dorëheqja e Ramës, dorëhiqen kryepleqtë. Punë rojesh

502
Ylli Manjani si çdo ditë vazhdon të jetë protagonistë në rrjetet sociale, duke siluruar kryeministrin e vendit Edi Rama.

Pas lajmit se 11 kryepleqë në Malësinë e Madhe kanë dhënë dorëheqjen sepse e kanë të pamundur që “të ruajnë arat e mbjella me kanabis”, ish-ministri i Drejtësisë ka komentuar duke e ndërlidhur këtë lajm, me debatin më të madh politik që po zhvillohet aktualisht; largimin e kryeministrit Rama si përgjegjës dhe “roje” i kanabizimit të vendit dhe si rrezik potent, për blerjen e votave në zgjedhjet e ardhshme.

“Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit, por japin dorëheqje kryepleqtë! I pari nuk ruan votat! Të dytët nuk ruajnë dot hashashin! Punë rojesh…”, shkruan në Twitter ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Sigal