Manjani kërkesë Llallës: Hetoni zyrtarë të nivelit të lartë

384
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla, ku ka prezantuar rekomandimet e miratuara në mbledhjen e KM. Gjatë këtij takimi Llalla është shprehur se prioritet mbetet lufta kundër krimit të organiuar dhe korrupsionit, ndërsa ka theksuar se prokuroria po përballet më volumin më të madh të punës. Ministri Manjani ka theksur se pret hetim të pavaruar dhe profesional për këdo, pavarësisht shkallës së hierarkisë. Manjani u shpreh se hetimi i zyrtarëve në raport me interesin publik është i domosdoshëm dhe se duhet të marrë fund koha kur ekzekutivi nuk zbaton urdhërat e prokurorisë. “Opinioni publik kërkon të dijë të vërtetën, nxisim hetim të shpejtë për çdo sheqtësim dhe të jeni të bindur se do të ketë ndëshkim shembullor”- deklaroi Manjani. Gjithashtu Manjani u shpreh se ka mirëkuptimin e Prokurorisë për shtimin e rasteve të gjykimit të gjykimit të drejtpërdrejtë. Ndërsa për sa i përket bashkëpunimit ndërinstitucional, Manjani theksoi se është me rëndësi të kuptohet që prokuroria është lider në sistemin e drejtësisë.