Manjani kandidat për listë por jo për deputet, ja çfarë thotë Meta

529
Edhe pse LSI e riktheu në listën për deputetë të qarkut të Tiranës, ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka refuzuar kandidimin. Arsyet i ka shpjeguar vetë Manjani në një postim në twitter.

Manjani: “Jam propozuar për listë e jo për deputet! LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë! Këtë kam bërë gjithmonë!”
Mbi këtë vendim të Manjanit, komentoi edhe kreu i LSI-së ende në detyrë Ilir Meta, teksa prezantoi listën e kandidatëve të LSI-së për deputetë për zgjedhjet e 18 qershorit.

Meta: “Unë nuk komunikoj me statusin, aq më tepër me anëtarë të kryesisë së LSI. Komunikoj në mënyrë institucionale.Manjani ka qenë në listë. Nuk ka pranuar të jetë në listë. Është i respektuar në zgjedhjen e tij. Listat i bëjnë forumet e LSI, unë vazhdoj të jem kryetar i LSI-së deri në mbrëmje. Secili mund të paraqesë shqetësimin e tij. Të rinjtë janë të parët me LSI”.
Sigal