Manjani ironizon ndërkombëtarët: Pse nuk e shpallni kazan ZDF-në që nxin Ramën

217

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka zgjedhur ironinë për ti kthyer një përgjigje standardit të dyfishtë që mbajnë ndërkombëtarët kur vjen puna për protestën e Opozitës.

Dhe për të qësendisur ndërkombëtarët që gjallojnë në Tiranë, Manjani ka zgjedhur ti kujtojë kreut të OSBE-së në Tiranë, Borschard, “kazanin” mediatik të vendit nga ai vjen, ZDF që me dokumentarët e vet ka treguar pamjen reale në të cilën ndodhet Shqipëria, jo ajo që tregojnë burokratët e huaj që punojnë këtu.

“Kazani (Der Kessel) ZDF nuk na e lë rehat Kryeministrin… na e nxiu Shqipërinë, pasi na e kishte “zbardhur” për herë të fundit Edvini me dëshirën për të pritur 600 000 refugjatë.

Ndoshta edhe këta i ka zënë ky ndikimi Rus..!

Boschharti (ky i OSBE-së) mos na rrijë kot, por ti përvishet iher “kazanit” të shtetit të vet! Të dënojë edhe dhunën e zyrtarëve të CDU që ishin sot me opozitën në shesh!

Të dënojë ata si “dhunues” meqë policia ishte “paqësore” që hodhi gaz, ujë e vrer mbi protestuesit..”, ironizon Manjani, deklratat e ndërkombëtarëve që shikojnë vetëm punët e opozitës.