Manjani-homologut italian: Të krijojmë standarde të përbashkëta

420
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani priti sot në një takim homologun e tij italian, Andrea Orlando. Në një deklaratë të përbashkët, Manjani deklaroi se tema e diskutimit ishte fokusi për të krijuar standarde shërbimi të përbashkëta mes dy shteteve. Nga ana tjetër numri një i Drejtësisë pohoi se një tjetër çështje me rëndësi që u prek ishte dhe ajo e Dhomës së Noterisë. “Ishte kënaqësi të takoja prokurorin e Anti-mafiave. Kemi biseduar dhe për reformën në drejtësi. Unë jam përkrahës i reformës penale. Besoj se do mbështeim dhomat e noterisë në të dyja anët për të krijuar një standard të përbashkët. Ishte një takim ku ndamë të përbashkët. Ishte takimi i parë për mua në një nivel kaq të lartë. ishte pikërisht miku im italian, për të biseduar për çështje bilaterale.”, tha Manjani.
Ndërkohë, homologu i tij, Andrea Orlando bëri të ditur se po trajtohet çështja që lidhet me transferimin e të dënuarve, ndërsa vlerësoi me rëndësi luftën kundër terrorizmit. Teksa pohoi se Shqipërinë e presin ende disa sfida, ai tha se Italia do ta mbështes në rrugën e reformës.

“Ishte një takim pune. Ne e trajtuam çështjen e të dënuarve, dhe si ta diskutojmë këtë. Patëm rastin dhe për të diskutuar për të bashkëndarë praktikat më të mira për të luftuar terrorizmin dhe kriminalitetin. Jemi duke përjetuar një periudhë reformash sa i takon reformës penale. Jemi të interesuar që të shohim dhe bashkëpunojmë me një vend që është duke u përballur me një sfidë siç ishim ne dikur. Ne ndeshemi me një sfidë të rëndësishme që mund të bëhet, pasi pas krahëve kemi dhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes dy vendeve. Uroj ministrin Manjani për detyrën e tij të re dhe urimi im i vetëm është se këto takime të kryhen me këto frymë bashkëpunim siç ishte dhe ky i sotmi.”, tha Orlando. I pyetur për miratimin e ligjit për dekriminalizimin, ministri italian i Drejtësisë tha se ky është një hap i rëndësishëm përpara, ndërsa vuri theksin tek bashkëpunimi mes forcave politike në vend. “Është një hap i rëndësishëm, pasi këtë hap e ka ndërmarrë edhe Italia disa vite më parë. Besoj se ky hap është perceptuar si i rëndësishëm edhe nga vetë forcat poli8tie, të cilët kanë dakordësuar së bashku këtë hap. Ndërhyrja në sistemin e drejtësisë, kërkon gjithmonë sforcimet për unitet sa më të madh të mundshëm”, tha Orlando.
Sigal