Manjani: Gjykatat të lejojnë përmbarimin të ekzekutojë vendimet e jo ti bllokojë

492
I pranishëm në analizën vjetore të Gjykatës së Tiranës dhe të Apelit, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se para problemeve që kanë njerëzit në gjykata, statistikat nuk vlejnë. “Jashtë kësaj salle, statistikat nuk vlejnë. Përpara problemeve që kanë njerezit ne gjykata, këto statistika nuk vlejnë”, tha Manjani. Gjyqësori, theksoi ministri i Drejtësisë, duhet të lejojë përmbarimin të ekzekutojë vendimin dhe jo ti bllokojë me procedura. Ai ka përmendur kreditë e këqija si një problem serioz. “Prona nuk po shkon tek i zoti, por tek më i zoti, dhe për këtë edhe gjykata ka pjesën e saj. Gjykata nuk duhet të anashkalojë ekspertët e licensuar nga shteti”, shtoi më tej ai.
Sigal