Manjani: Gjykatat janë përgjegjëse për grabitjen e pronave

440
Numri një i drejtësisë shqiptare ka hedhur kritika ndaj gjykatave në vend, të cilat sipas tij, kanë luajtur një rol kyç në tjetërsimin e pronave. “Disa gjykata janë përgjegjëse për grabitjen e pronave publike, sidomos ato në bregdet”, ka deklaruar Manjani. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka akuzuar Gjykatën e Vlorës, e cila sipas tij, “po shkon në drejtim të paditur me vendimet e saj”. Nga ana tjetër, “edhe Gjykata Administrative po bëhet si qeveri paralele me vendimet e veta”, ka shtuar Manjani. Ministri ka cituar më tej se situata në sistemin e drejtësisë është e jashtëzakonshme, pikërisht “nga sjellja që kanë gjykatat”.
Sigal