Manjani: Gërdufjet kundër betimit të Metës ishin kot

463
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka uruar sot Presidentin, Ilir Meta për marrjen e detyrës. Në një shënim në Facebook, Manjani komenton dhe deklarata që u bënë gjatë muajve të fundit, për bllokimin e betimit të Ilir Metës.
Postimi i Manjanit në Facebook:
Shënim:
Sot u betua Presidenti i Republikës. Siç e kishim paralajmëruar çdo gjë shkoi sipas Kushtetutës.
Po sot u mbyllën edhe “betimet” politike se nuk do ta lëmë Metën të shkojë në Presidencë! Gërdufje kot!
Gjithashtu po sot, të gjithë ata që shanin e gërdufeshin nëpër rrjete e blogje kundër shpjegimeve të mia ligjore e Kushtetuese, duhet të jenë bindur që analiza ishte thjesht ligjore!
I uroj fat e mbarësi Bujar Nishanit dhe suksese në detyrë Ilir Metës!
Sigal