Manjani: Do të ketë nisma të shpeshta antikorrupsion

493
Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani doli sot në një deklaratë për median për të lajmëruar se nismat antikorrupsion do të jenë të shpeshta.
Duke e quajtur “bibël” progres raportin e Komisionit Europian Manjani tha se nuk ka më llafe as deklarata boshe por një axhendë konkrete plotësimi i të cilës do të bëjë të mundur që në pranverë të marrin ftesën për të çelur negociatat me Bashkimin Europian.
Ylli Manjani “Plotësimi i të gjithë rekomandimeve të këtij raporti do të bëjë të mundur që në pranverë të marrim ftesën për të çelur negociatat në pranverë. Është axhendë konkrete. Nuk ka më llafe, s’ka më deklarata boshe. Ky raport është bibla ime. Të gjithë rekomandimet e këtij raporti do të jetë bibla e punës time. S’ka më llafe, s’ka më deklarata boshe. Refoprma në drejtësi sot udhëhiqet nga parlamenti shqiptar dhe ministri i Drejtësisë është kontribues për të përmirësuar kualitetin e gjithçkaje. Jemi të interesuar për një reform në drejtësi të thellë dhe të qëndrueshme që t’i sigurojë shërbim ligjor çdo qytetari. Si ministër i Drejtësisë dhe zyrtari që nuk është mandatuar për të dhënë drejtësi por për të kryer shërbime ligjore kemi një sërë masash që kemi nisur ti zbërdhejmë siç duhet me qëllim që ti shërbejnë qytetarit.
Mbetem i angazhuar për tu marrë me çështjet e afateve të gjykimit, gjykimit të shpejtë në tërësi dhe marrjes së shërbimit juridik të shpejtë, pasi zvarritja dhe shtyrja është korrupsion. Nga kjo pikëpamje nismat antikorrupsion do të jenë të shpeshta.
Sigal