Manjani bën analizën një mujore të punës: Reformë të thellë në hetimin penal

437
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një analizë të punës një mujore ka mbështetur një reformë të thellë në një hetim penal. Manjani tha se hetimi penal mbetet një shqetësim i madh që duhet të zgjidhet.
Manjani tha se shqetësimet e Avokatit të Popullit do të gjejnë zgjidhje te ministri i Drejtësisë
Manjani: Kam prirje ta mbështes atë qëndrim sepse jam krejtësisht i bindur që në 25 vitet e fundit në Shqipëri problemi kryesor në drejtësinë penale është hetimi penal dhe hetimi penal duhet të zgjidhë dhe nuk duhet zgjidhë duke bërë deklarata pozicionesh nga lart, por duhet zgjidhë duke marrë përgjegjësi.
Kam qenë dhe mbetem përkrahës i pikëpamjes që hetimi me polici gjyqësore sic është zgjidhur në vitin 1994 – 1995, ka qenë problematik, sepse një polici gjyqësore e thërrmuar në disa njësi të shtetit, e cila nuk kordinohet mirë dhe nuk merret vesh se kush bën çfarë dhe në këtë mosmarrëveshje krejt papritur zhduken provat dhe një dosje pa prova ti shkojë prokurorit në tryezë dhe kjo dosje pa prova ose me prova të mëngëta i shkojnë nesër gjykatësit, kjo ka sjellë një sistem korrupsioni dhe një sistem mosbesimi absurd. Prandaj kam qenë dhe mbetem përkrahësi i një reforme të thellë në hetimin penal.
Të gjitha shqetësimet e Avokatit të Popullit do të gjejnë zgjidhje tek Ministri i Drejtësisë.
Sigal