Manjani: Ambasadori LU, hesht për 11 skandale të qeverisë

487
Ish-ministri Ylli Manjani, me ironi shkruan se mbrëmë e bëri gjumin e qetë, e këtë dha dhuroi mesazhi i Ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu. Në mesazhin e djeshëm, Lu vlerësoi pezullimin e 3 gjyqtarëve nga KLD-ja. Por, Manjani shton në statusin në facebook, se Lu hesht për 11 skandale të qeverisë. Duke i përmendur që nga ekstradimi i Nezar Seitit, vota në OKB, shantazhet ndaj opozitës, kontrolli i drejtësisë, etj, Manjani shton se: ”Meqë këto nuk janë problem për zotin Lu, ska pse të shqetësohemi! Le të merremi me tre gjyqtarë që panë një ndeshje në stadium. Ndërkohë e gjithë qeveria rri në stadium e nuk i thotë kush asgjë?!”
Postimi i plotë

Mbrëmë fjeta i qetë!
Megjithë prezencën e një kolle rraskapitëse post gripale, prap fjeta i qetë sapo lexova mesazhin e zotit Lu, për “pezullimin nga KLD të 3 gjykatësve që kanë parë ndeshje në stadium”. Veçanërisht më “qetësoi” sentenca …” gjyqtarët duhet të pezullohen deri sa të gjykohen”. Uau! Rakia u bëka vërtetë nga rrushi! Qetësuese, apo jo?
Pas kësaj që lexova, çova në djall:
– zgjedhjen anti-Kushtetuese të Prokurores së Përgjithshme,
– krimin e ekstradimit anti-ligjor të Nazer Seitit,
– amnistimin e çdo trafiku droge,
– imunizimin nga ndjekja penale e çdo shkelësi ligji në pushtetin aktual,
– paligjshmërinë e përditshme të shtetit e qeverisë,
– rivendosjen e hetuesisë politike në Ministrinë e Brendshme,
– kontrollin e drejtësisë nga qeveria,
– shantazhet për arrestime të opozitës,
– dëmet e pallogaritshme financiare që qeveria po i faturon buxhetit publik,
– votën e qeverisë kundër SHBA,
– largimin edhe të atyre pak amerikanëve dhe zëvendësimi me Rusë,
Në djall vafshin!
Meqë këto nuk janë problem për zotin Lu, ska pse të shqetësohemi! Le të merremi me tre gjyqtarë që panë një ndeshje në stadium. Ndërkohë e gjithë qeveria rri në stadium e nuk i thotë kush asgjë?! Sapo erdhi edhe gjoba tjetër nga Arbitrazhi: 57 Milionë dollarë!!! Ndoshta ky nuk është abuzim aq i rëndë sa kqyrja e një ndeshje futbolli…
Dhe fjeta…
Sigal