Manjani: Administrata do të jetë e politizuar, ndahet në parcela partish, nuk do të jetë e publikut

456
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ka treguar se edhe pas kësaj fushate ,kur premtimet nuk mbarojnë administrata do të jetë e politizuar ,pasi ndahet në parcela partish dje përsëri nuk do të jetë e publikut.  

STATUSI I PLOTE

Administrata politike për publikun. Nuk ka dyshim që politizimi i administratës është origjina e të gjitha të këqijave që ajo mbart.
Emërimet politike që bëjnë partitë ulin cilësinë e personelit, rrisin papërgjegjshmërinë, shtojnë shkeljen e ligjit dhe korrupsionin, ulin ndjeshëm shërbimin dhe cilësinë e tij.
Çështja është si të shpëtojmë nga kjo gjendje?
Edi Rama sugjeron që të heqim dorë nga qeverisja me koalicion dhe të shkojmë në monopartizëm. Kjo sipas tij e shpëton administratën!!!
E vërteta është se monopartizmi qeverisës e shpëton administratën nga fragmentimi, ose copëzimi, për shkak se administrata ndahet në parcela partish.
Por nuk e shpëton nga politizimi!!!
Përkundrazi, monopartizmi qeverisës e bën administratën shumë më të korruptuar sepse qarku mbyllet brenda partisë së vetme që qeveris!
Në kushtet kur nuk kemi arritur dot të ç’politizojmë administratën, ballanca dhe ndarja politike ka qenë e vetmja garanci që të paktën ruan disi përgjegjshmërinë, sepse nënpunësit të motivuar nga partitë ruajnë dhe denoncojnë nënpunësin e partisë tjetër.
Ky lloj Watch-dog ka bërë të mundur zbulimin e skandaleve në administratë. Braktisja e këtij koncepti, siç sugjeron Rama për arësyet e tij politike nuk e zgjidh, por e përkeqëson situatën.
Askush nuk do guxonte të dënonconte asgjë, sepse të gjithë janë e njëjta gjë!
Çështja është se as Rama e askush tjetër nuk po propozon se si do ta ç’politizojmë administratën?
Interesi publik e do që adminsitrata civile të mos ketë lidhje me partitë fare, po fare, fare!
Këtij interesi nuk po i përgjigjet askush! Asnjë parti, asnjë kryetar, as edhe një kandidat i vetëm!
Akademik Artan Fuga ka bërë 60 propozimet e tij, të cilat i gjej me vend, por askush nuk reagoi! As Basha të cilit i referoheshin ato propozime direkt!
Askush nuk mendon se si do ta shpëtojmë autoritetin kushtetues të Ministrit, nga tenderokracia dhe emërimet politike! Askush! E pra këtu fillon zgjidhja e problemit.
Sigurisht Rama ska si ta mendojë këtë gjë sepse ministri, sipas tij, është zëdhënës i kryeministrit dhe jo autoritet ekzekutiv. Pra Rama përjashtohet menjëherë nga mundësia për reformën e administratës!
Ai në fakt është edhe më “i sinqerti” sepse po kërkon një administratë të tijën PERSONALE. Pra as të PS…
Të tjerët nuk kanë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë!
Asnjë fjalë për përzgjedhjen mbi bazë merite, për garancinë në detyrë, për mos përzierjen e administratës në punët politike.
Asnjë fjalë për përmbysjen e skemave të deri sotme të DAP dhe që mbarojnë me task-forca si kjo e tanishmja!!! As ligji i ri që u shit si “ligji i integrimit” nuk arriti asgjë të re! Vetëm hiqi DAP-in e PD dhe vuri DAP-in e PS.
Zgjidhje ka plot! Mjafton të hapet një diskutim me specialistë e njerëz me përvojë. Por nuk ka e de një politikë që të dëgjojë dhe aq më pak të veprojë!
Paltforma e Akademik Fugës është nga më seriozet, nga ku mund të çelet një debat i shëndetshëm e profesional.
Partitë duhet ta kuptojnë se më këtë administratë që bëjnë, jo vetëm nuk shtojnë vota, por i heqin vetes edhe ato që kanë! 
Sa më shpejt ta kuptojnë më mirë do jetë.
Ndërkohë që politika që duhet nuk po shfaqet në horizont, do vijojë kjo gjendje pavarësisht përrallave elektorale që tregojnë politikanët në fushatë!
Të presim e të shpresojmë, por ndërkohë publiku nuk do ta ketë administratën e tij!
Sigal