Mandija: Të sqarohet leja e përdorimit të sheshit në Vlorë

472
Në cilësinë e drejtueses së task forcës për zgjedhjet, zv.kryeminisrja Ledina Mandija kërkoi nga kryebashkiaku i Vlorës të sqarojë lejen dhe bazën ligjore për përdorimin e një sheshi publik nga një forcë politike. Bashkia tha se i ka ofruar LSI-së një shesh tjetër, pasi PS e kishte kërkuar që në prill atë para Pallatit të Sportit. 
Zv kryeministrja Ledina Mandija, i kërkoi kryebashkiakut të Vlorës sqarime lidhur me lejen që ka dhënë për përdorimin e një sheshi publik nga një subjekt politik, për të njëjtin shesh që janë ankuar një grup i këshilltarëve bashkiakë të LSI-së. Përmes një shkrese Mandija kërkoi informacion se për cilin subjekt politik është dhënë në përdorim sheshi; llojin e aktivitetit për të cilin është dhënë leja; praktikën e ndjekur, si dhe bazën ligjore në të cilën është mbështetur për dhënien e saj.
Bashkia Vlorë reagoi përmes nënkryetarit në përgjigje dhe të interesit të gazetarëve. 
“Nuk e kemi dhënë as me kontratë as në përdorim
Ardian Musta tha se bashkia ka respektuar ligjin zgjedhor për t’u krijuar kushte të barabarta subjekteve politike në fushatë, por duke respektuar radhën e kërkesave të tyre. PS e ka kërkuar sheshin të pallati i sportit më 24 prill, ndërsa LSI më 3 qershor. 
“Vlora ka shumë sheshe: “Pavarësia”, Flamuri”, ka shesh të Lungomare. Bashkia ka për detyrë të sigurojë kushtet. Shkelje ligjore do të ishte nëse nuk e lejonim në asnjë shesh LSI-në”.

Sigal