Mamografia në Manëz, Dako: Problemet shëndetësore primare për bashkinë e re

469
Kujdesi shëndetësor ndaj popullatës duhet të jetë prioriteti parësor i punës sonë, ka qenë kjo deklarata e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako në një vizitë që ai bëri në qendrën shëndetësore të Manzës. Në këtë qytezë ka disa ditë që njëra prej njësive lëvizëse që shërben për ekzaminimin e sëmundjeve të gjirit është vënë në funksion të grave të kësaj zone. Janë disa dhjetra gra të zonës të cilat po i nënshtrohen vizitës së gjirit pranë kësaj njësie lëvizëse. Kryebashkiaku Dako në shoqërinë e ministrit të shëndetësisë Beqja dhe deputetes Klodiana Spahiu u takuan me banore të kësaj zone si dhe me personelin e qendrës shëndetësore të Manzës. Kryebashkiaku Dako në fjalën e tij falenderoi ministrinë e shëndetësisë dhe në mënyrë të veçantë ministrin Beqja për punën që po kryen lidhur me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore ndaj grave. Dako theksoi se”Jam i bindur që këtë punë të nisur do ta vazhdojmë edhe pas zgjedhjeve sepse ky territor bëhet pjesë e bashkisë së Durrësit dhe këtë shërbim do tia japim të gjitha grave që banojnë në territorin e bashkisë së Durrësit. Për ne problemet shëndetësore do të jenë prioritare pasi po patëm një shoqëri të shëndetëshme do të kemi një të ardhme më të sigurtë”. Nga ana e saj deputetja Klodiana Spahiu tha se një nga zotimet tona të mbajtura është kontrolli me qëllim parandalimin e sëmundjeve të gjirit. Sipas saj ministria e shëndetësisë është prezente edhe në Durrës për ti ardhur në ndihmë grave dhe vajzave të kësaj zone. Deputetja Spahiu shpreson se në një të ardhme të afërt mundësitë përkontroll të jenë për një numër më të madh grash dhe vajzash në mënyrë që sëmundjet tumorale të mund të parandalohen në kohë.
Sigal